Ëndrra e 20-vjeçarit – Kristiani nisi me 3 krerë lopë, synon të ketë mbi 100 të tilla

Sociale | 3 vite më parë

Ishte vetëm 20 vjeç, kur Kristiani nga fshati Pistull i Vaut të Dejës, vendosi që të shtojë numrin e lopëve që mbarështonte. Nga 3 krerë që familja i mbante për nevojat e tyre 8 vite më parë, sot në mini fermën e tij numërohen rreth 30 të tilla.

“E kam nisur me 3 krerë para 7-8 viteve, nuk kam emigruar asnjëherë jashtë dhe kam investuar këtu”, tha Kristiani.

Kristiani është përfitues prej vitesh në skemat e subvencioneve, ndërkohe që pret certifikatën e pronësisë për të ndërtuar fermën e re, pasi stalla ekzistuese është tejet e vogël për qëllimet që i riu ka.

“Dëshira ime është për ta shtuar sa më shumë, është biznes fitim prurës”, tha ai.

Drejt bashkëmoshatarëve të tij, Kristiani apelon.

“Më mirë është vendi jonë për të kontribuar edhe jashtë nuk është fushë me lule”, tha Kristiani.

Qumështin e prodhuar familja Hila e shet tek një sipërmarrës i zonës. Synimi i Kristianit është që në vitet e ardhshme të ketë të paktën 100 krerë, duke u kthyer në një nga fermerët më të rëndësishëm të zonës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme