Lejeqëndrimet në Greqi, Ambasada shqiptare sqaron procedurat: Aplikimin për lejeqëndrim mbajeni me vete

Shqiptarët të cilët janë në proces aplikimi për pajisje apo ripajisje me leje qëndrimi në Greqi dhe largohen jashtë vendit
helen, në kthimin duhet të kenë së bashku me dokumentin e identifikimit edhe letrën e aplikimit për t’u pajisur apo ripajisur me leje qëndrimi.
Njoftimi është dhënë nga Ambasada shqiptare në Greqi, e cila ka sqaruar të gjithë shqiptarët për procedurat që duhet të ndiqen në rast se
largohen nga Greqia gjatë kësaj periudhe, duke i dhënë përgjigje dhe diskutimeve në media mbi vendimin e qeverisë greke.
“Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se: Me Vendimin Nr.
4000/3/98-ib, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën 19 mars 2024, mbi “Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të
huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë
aplikuar për pajisje me leje qëndrimi”, përcaktohet se: Gjatë periudhës 31-03-2024 deri 31-12-2024, lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë
shteteve anëtare të Shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi, mbajtës të: Një vërtetimi të vlefshëm
aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, sipas neneve 10 dhe 11 të ligjit nr. 5038/2023 ose Një vërtetimi të
vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së
sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia. Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë
shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës”, njofton Ambasada
Shqiptare në Athinë.
Në komunikimin e saj Ambasada shqiptare në Athinë, u bën thirrje shqiptarëve që për çdo paqartësi apo informacion shtesë, të kontaktojnë
Ambasadën në nr. 210-6876208, ose nëpërmjet e-mail-it: [email protected]
Po ashtu bashkëngjitur njoftimit, Ambasada ka publikuar dhe linkun ku gjendet vendimi i qeverisë greke i zbardhur plotësisht.
https://www.et.gr/api/Download_Small/?fek_pdf=20240201761
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




