Kujdesi për dhëmbët te fëmijët – Fushata sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare në Korçë

Sociale | 3 vite më parë

Shërbimi stomatologjik vijon kontrollet në çdo shkollë publike të sistemit 9-vjeçar. Në kudër të fushatave sensibilizuese, mjeket stomatologe e vendosën theksin tek konsumimi i ushqimit të shëndetshëm dhe pastrimi i dhëmbëve rregullisht.

“Vijmë dhe mësojmë fëmijët për rëndësinë që kanë dhëmbët, ushqimi, vizita tek dentisti. Është problematike nuk mund ta fshehim dhe është pikërisht puna jonë që të mbajnë sa më gjatë higjienën”, tha mjekja stomatologe ne Korce, Venera Mile.

“Duke qenë më afër nxënësve ne i kuptojmë problematikat e tyre edhe më mirë, informohen nxënësit”, tha Gerta Popllo, mjeke stomatologe.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi” u shprehën se dhëmbët i lajnë rregullisht, si një ndër hapat kryesorë për një shëndet të mirë. Pas bisedimit me mjeket stomatologe, nxënësit përcollën njëzëri mesazhe të rëndësishme mbi kujdesin oral.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme