Universiteti i Gjirokastrës: ” Nuk kemi kushte për provime në distancë”

Në fund të shkurtit mbyllet semestri i parë i këtij viti akademik e studentët duhet t’u nënshtrohen provimeve. Ndërsa qysh prej fillimit të vitit mësimi vijon online, rektorët e janë shprehur kundër kësaj forme për provimet.
Prof. Dr. Bektash Mema, Rektor i Universitetit “Eqrem Çabej”, ka vendosur tashmë që provimet t’i zhvillojë vetëm në auditore, kurdo që ta lejojnë kushtet e pandemisë.
Më herët senati i këtij universiteti vendosi kthimin e studentëve në auditore në fillim të shkurtit për fazën përgatitore të provimeve, vendim i cili për t’u zbatuar e ka të domosdoshem miratimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ky i fundit tha se do të dalin me një vendim këtë fundjavë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




