Investimet e munguara në Vlorë, Bashkia: Investimi këtë vit

Edhe pse në vitet e fundit, Vlora ka njohur shumë investime në infrastrukturë, rrugët periferike të këtij qyteti krijojnë kontrast me qendrën dhe bregun e detit. Banorët e një prej lagjeve më të vjetra, e njohur si lagjja e Çoles, kërkojnë vetëm rrugë, ujë dhe drita.
Mbi 1 mijë familje që kanë banesat në këtë zone hasin çdo ditë të njejtat problematika. Ata thonë se janë ankuar ne bashkinë e qytetit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje:
Bashkia e Vlorës iu përgjigj dhe interesimit te RTSH për këtë shqetësim, duke i vënë në dispozicion projektin që do realizohet këtë vit.
Sipas bashkisë Vlorë, për rehabilitimin urban të lagjes Çole, është planifikuar një fond prej afro 80 milionë lekësh, për t’u përdorur ndër të tjera për rreth 8 mijë metra katrorë rrugë brenda bllokut, trotuare, ndriçim, gjelbërim dhe riparim fasadash.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




