AZM Gjirokastër zhvillon censusin e shpendeve dimëror

Specialistët e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura Gjirokastër dhe shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, janë duke realizuar censusin ndërkomëtar të shpendëve dimëror në rezervuarin e Bulos. Sipas kreut të AZM Gjirokastër Grigor Dushi, ky mund të quhet habitati më i mirë për jetesën e shpendëve, ndërsa në vitet e fundit është rritur ndjeshëm edhe lloji I tyre .
- Çdo vit përgjatë muajit janar ne organizojmë çensusin e shpendëve dimëror në habitatet e disa prej liqeneve si në zonën e Dropullit , konkretisht në fshatin Bulo ashtu edhe në pikën turistike të Viroit .Nga vëzhgimi që kemi bërë me shoqatat mjedisore janë vërejtur se janë 11 lloje shpendë te reja të cilat I janë bashkuar këtij habitati. Do karakterizonim si shpendë të veçantë karabullakun e madh dhe rosa kere të cilat janë akomoduar në vitet e fundit pranë këtyre liqeneve. Nga ana tjetër moratoriumi I ndërmarrë prej disa vitesh ka minimizuar ndjeshëm edhe gjuetinë e paligjshme çka ka ndikuar në rritjen e numrit të shpendëve . Vëzhgimit të shpendëve I bashkangjiten dhe të rinjtë dhe jo më pak turistët gjatë sezonit veror .
Liqenet e jugut në sezonin dimëror ,gjithnjë e më shumë po pasurohen me shpendët e egra , gjë e cila, po shihet ,si një kontribut i vlefshëm natyror edhe për sektorin e turizimit .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




