Segmenti “Kapo Baco” në lagjien Varosh prej 30 vitesh i amortizuar.Banorët:Të kryhet ndërhyrja sa më parë

Sociale | 6 vite më parë

Rruga Kapo Baco në lagjien Varosh në qytetin e Gjirokastrës prej 30 vitesh është e amortizuar.Gjatesia e këtij aksi ndodhet aktualisht nën pushtimin e barërave dhe mbetjeve inerte.Mungesa e investimeve dhe e ndërhyrjeve mbi këtë segment urban rrezikon kalimin e qytetarëve të cilët jetojnë aty si dhe të fëmijëve kur shkojnë në shkollë.Ky aks sjell rrezikshmëri gjatë periudhës së reshjeve me intensitet të lartë duke shkaktuar vërshimin e mbetjeve inerte,ujërave si dhe rrëshkitje masive të dherave.Banorët e kësaj lagjie të pyetur për RTSH GJIROKASTRA kanë pohuar se kanë rrezikuar dhe jetën duke ecur përgjatë këtij aksi dhe kërkojnë nga instancat përkatëse ndërhyrje emergjente. 

“Gjatë kohës kur bien shirat ne shkasin kur ecim në këtë rrugë,jemi dhe me fëmijë të vegjël.Ankesat për rrugën janë bërë dhe ende presim të kryhet ndërhyrje nga organet kompetente.Biles në këtë segment kanë rënë dhe turistë.Në këtë rrugë ecet vetëm me bastun”

Gjendja e krijuar po lë dita ditës mbresa negative tek qytetarët si dhe tek turistët vendas dhe të huaj të cilët vizitojnë qytetin e gurtë,një prej aseteve të trashëgimisë kulturore botërore.Duhet që organet respektive të marrin masa për sistemimin dhe pastrimin e këtij segmenti pasi segmenti pasi është në dobi të komunitetit si dhe të vizitorëve të shumtë që i drejtohen Gjirokastrës.Ky aks urban mund të shërbejë si shteg për turistët për faktin se ka akses më të thjeshtë për të shkuar drejt zones muzeale të qytetit të gurtë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme