Bashkia Gjirokastër mbështet me bursë 17 nxënës

Bashkia Gjirokastër mbështet me bursa të plota, për vitin mësimor 2020-2021, 17 nxënës të shkollave të mesme. Janë kryesisht nxënës të shkollave me konvikt si ajo profesionale ‘’Thoma Papapano” dhe liceu artistik ‘’Feim Ibrahimi”, por edhe nga gjimnazet të cilët përfitojnë nga statusi ekonomik, apo i familjes së dëshmorëve. Për kategorinë e parë bursa është e vlefshme për 9 muaj, ndërsa për të dytën gjithë vitin, bën të ditur drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Dorjana Demo. Bursa e plotë kap shifrën 6455 lekë.
“Në fund të 2020 u miratuan 17 bursa të plota për nxënës të shkollës “ Thoma Papapano”, “Feim Ibrahimi”, edhe gjimnazit “Asim Zeneli”. Kjo, në bazë të kushteve të përcaktuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Janë kritere të kushteve ekonomike dhe vendbanimit të tyre. Nxënësit që janë në një distancë 5 km nga shkolla ku arsimohen përfitojnë bursë. Ata që janë konviktorë përfitojnë ushqimin, fjetjen, dhe diferencën që mbetet e marrin lekë kesh në dorë. Nxënësit e tjerë që janë në shkolla pa konvikt ose përfitojnë nga statusi i jetimit apo i familjes së dëshmorit marrin thjesht pagesë në lekë. Unë i ftoj të gjithë ata që i plotësojnë këto kritere të sjellin dokumentacionin e duhur pranë drejtorisë sonë, e cila i përcjell pranë këshillit bashkiak që bën miratimin e tyre.” – shpjegon Dorjana Demo.
Në prag të festave të fundvitit bashkia Gjirokastër vlerësoi me çertifikata mirënjohje 63 nxënës ekselentë të shkollave 9 vjeçare e të mesme, të cilët përfituan shpërblimin financiar nga 5-10 mijë lekë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




