Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare në Gjermani

Sociale | 6 vite më parë

Ndahet nga jeta në moshë në re mjekja specialiste shqiptare, e cila jetonte në Gjermani, Eni Doko. Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Federatës së mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg.

“Dr. Eni Doko, nje Mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshem eshte larguar nga jeta, duke i lene familjes nje humbje te pamase dhe Ne si Koleg dhe miq te saj, duke na privuar nga privilegji qe ta kishim prane ne vitet qe vijne. Dr. Eni me te qeshuren, bukurine dhe driten tende do mbetesh perhera ne zemrat tona”, shkruan ajo krah fotos.

Eni Doko mbaroi studimet në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitin 2016, ajo nisi punë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’ dhe më pas u transferua në Gjermani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme