2021-më shumë para për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe familjet me Ndihmë Ekonomike

Sociale | 6 vite më parë

 

Në vitin 2021 shuma e alokuar për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe familjet që përfitojnë Ndihmën Ekonomike do të rritet në mënyrë të konsiderueshme me 3.7 miliardë lekë krahasuar me planifikimin e vitit 2020. Sipas ministres së Financave dhe të Ekonomisë, Anila Denaj, buxheti i këtij viti nuk ka vetëm masa pasive për trajtimin e familjeve në nevojë, por ka dhe masa të tjera aktive.
“Fondi i nxitjes së punësimit rritet me rreth 80 milionë lekë krahasuar me vitin 2020, Fondi për Ndërmarrjet Sociale parashikohet në rreth 120 milionë lekë, rreth 250 milionë lekë më shumë për mbështetjen e biznesit gjatë vitit 2021, si dhe mbështetja në rritjen e fermerëve shqiptarë gjatë vitit 2021, me 1 miliardë lekë për skemën e subvencionimit të naftës në bujqësi” tha zonja Denaj. 
Shqipëria numëron rreth 145 mijë persona me aftësi të kufizuar, sipas një raporti të vitit 2019, të bërë nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, mbështetur nga Bashkimi Europian. 
Në këtë raport citohet gjithashtu se rreth 75 mijë janë përfitues në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe 70 mijë persona në sistemin e ndihmës sociale. Prej tyre, mbi 19 mijë persona me aftësi të kufizuara përfitojnë edhe pagesë kujdestarie. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme