Bashkia Libohovë siguron ngrohjen në shkolla

Bashkia Libohovë siguron ngrohjen e institucioneve arsimore në këto ditë dimri . Është shpëndarë në kohë sasia e nevojshme e lëndës djegëse për kopshtet dhe shkollat si në Libohovë ashtu edhe në njësitë administrative.Shkollat në qytet ngrohen me kaldajë dhe në fshatra me lëndë drusore .Përgjegjësi i agjencisë së shërbimeve publike në këtë bashki Edmond Sala thotë se do të vazhdojë në mënyrë të regullt shpëndarja e lëndës djegëse në shkolla ,që nxënësit të jenë sa më komod gjatë zhvillimit të proçesit mësimor
“Bashkia Libohovë ka marrë të gjitha masat për ngrohjen e institucioneve arsimore . Shkollat në qytet ngrohen me kaldajë dhe në fshatra më lëndë drusore .Lëndën drusore e sigurojmë nga pastrimi i pemëve të rrëzuara nëpër pyje dhe nga krasitja e pemëve që bëjmë.Ne do të vazhdojmë të shpëndajmë lëndën djegëse sipas kërkesave që shkollat kanë”, .
Bashkia Libohovë ka në juridiksjon 5 shkolla dhe 4 kopshte .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




