Bashkia e Gjirokastrës investon në njësinë administrative Antigone

Për të përmirësuar jetesën e banorëve të njësisë administrative Antigone, bashkia e Gjirokastrës ka kryer disa investime. Sipas Administratorit Enea Hilaj, ndërhyrjet kryesore janë bërë për shmangien e përmbytjeve të tokave bujqësore dhe të qendrave të fshatrave. Fillimisht në vëmendje janë investimet për ndriçimin publik, për heqjen e mbetjeve etj.
“Në njësinë administrative Antigone, janë bërë disa ndërhyrje kryesore nga bashkia e Gjirokastrës. Është ndërhyrë për të shmangur përmbytjet, janë pastruar te gjithë kanalizimet për të mos patur probleme, është ndërhyrë në ndriçimin e rrugëve por edhe për mbetjet me investime në infrastructure”, është shprehur administratori i kësaj njësie Enea Hilaj.
Gjatë kësaj periudhe bashkia Gjirokastër ka bërë ndërhyrje në disa njësi administrative si: njësia administrative Lunxhëri , Cepo , etj, për të shmangur edhe problematikat gjatë stinës së dimrit në zonat rurale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




