Veliaj refuzon ti japi leje ndërtimi të afërmit të Bashës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka refuzuar ti japi një leje ndërtimi kunatit të kreut të opozitës Lulzim Basha, duke e konsideruar këtë kërkesë si paturpësi, njofton ATSH. Në një takim me banorë të Laprakës, kryebashkiaku i Tiranës, tha se nga njëra anë Lulzim Basha flet për varfërinë, e nga ana tjetër aplikon në bashki për të marrë leje për të ndërtuar një vilë tjetër. “Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një kontejner për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër. Lejen për vilën e pestë do ta marrin vetëm kur të falin një nga katër vilat e tjera. Flasin për varfëri dhe aplikojnë për vila, pafytyrësi?” tha kryetari Veliaj.
Kohët e fundit kryetari i Bashkisë së Tiranës ka sulmuar ashpër kreun e opozitës duke thënë se ai ka shtuar pasurinë e tij në kohën e tërmetit dhe pandemisë, ndërsa akuzon qeverinë se ka varfëruar popullin. Sipas tij Basha ka blerë në këtë kohë 2 vila, një në Gjirin e Lalëzit dhe një tjetër në një nga zonat më të shtrenjta në Tiranë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




