Korçë, 30 familje në nevojë falas kopshtin dhe çerdhen për fëmijët

Drejtoria e Kujdesit Social, Bashkia Korçë nëpërmjet një projekti për fuqizimin e familjeve me vështirësi ekonomike, ofrojnë për këto familje pagesën e kopshtit dhe çerdhes të fëmijëve. Nertikla Lika punonjëse pranë Drejtorisë Së Kujdesit Social shprehet se janë dy kritere kryesore të cilat duhet të plotësohen për të përfituar këtë pagesë dhe bëhet fjalë për kopshtet dhe çerdhet shtetrore. Sipas saj një nga kategoritë kryesore janë nënat kryefamiljare të cila janë duke ndjekur një kurs profesional ose janë në punë. Këtë vit përfitues janë rreth 30 familje.
Sipas Likës në momentin që aplikojnë jo të gjithë janë përfitues pasi duhet të kryhet një raport social për të mos pasur edhe shkelje.Ky është nja nga disa projektet që kjo drejtori ka ndërmarrë dhe që synon fuqizimin e familjeve me ndihmë ekonomike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




