Vorë/ Ura e Gjolës hiqet nga lista e segmenteve problematike për shkak të motit të keq

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e qeverisë ka inspektuar sot Urën e Gjolës në Vorë.
E shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Vorës, Gentian Picari, Spiropali u shpreh se “Ura e Gjoles hiqet nga lista e segmenteve problematike për shkak të motit të keq”.
Sipas ministres, zhbllokimi i pjesshëm i shtratit të lumit dhe puna e këtij muaji e punonjësve të bashkisë për pastrimin e rrjetit të kanaleve në pikat problematike bënë të mundur shmangien e përmbytjeve për shumë familje të kësaj zone.
Vendi është përfshirë nga një valë moti me reshje, që kanë fryrë lumenjtë, por rreziku është minimizuar falë ndërhyrjeve në pastrimin e kanaleve dhe forcimin e argjinaturave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




