Rinis procesi mësimor për nxënësit e arsimit parauniversitar

Ditën e sotme rinis procesi mësimor për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, pas pushimeve të zgjatura të festave të fundvitit.
Vendimi për rifillimin e shkollës në këtë datë u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, në dhjetor të 2020-tës.
Nxënësit nga klasa e parë në të pestën dhe klasa e 12-të, do të zhvillojnë mësimin vetëm në shkollë ndërsa nxënësit nga klasa e 6-të në të 11-ën do ta kryejnë të alternuar, online dhe fizikisht në shkollë.
Nga ana tjetër, studentët në të gjithë vendin e rifilluan mësimin në datën 5 janar dhe vetëm online.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




