Gjirokastër rrugë e fshatra të bllokuara dhe pa energji elektrike .

Fshatra të bllokuar , mungesë të energjisë elektrike ,rrugë e toka bujqësore nën ujë kjo është situata pas reshjeve të shiut të cilat vijojnë me intesitet në qarkun e Gjirokastrës . Aktualisht në Gjirokastrër për shkak të rëshqitjes së rrugës është bllokuar plotësisht fshati Zhulat , ndërsa një tjetër rrugë e shembur është shënuar në orët e para të mëngjesit në lagjen Dunavat duke izoluar disa familje . Menjëherë pas kësaj situatë është ngritur shtabi I emergjencës pranë bashkisë Gjirokastër për të ndërhyrë në terren me mjetet e tonazhit për aktivizimin e një aksi provizor për banorët . Nga ana tjetër të rrezikuar vijojnë të jenë në Gjirokastër 15 familje në lagjen “Punëtori” për shkak të rëshkitjes së tokës në këtë zonë . Vështirësi ka patur në përrenjtë e qytetit dhe njësive administrative si Lazarat e zonën e Lunxhërisë . Drejt bllokimit është edhe aksi Tepelenë Gjirokastër , pasi uji në pikën turistike të Viroit ka vësrhuar në rrugë duke bërë bllokim të pjeshëm të këtij aksi . Në qytetin e Tepelenës lumi Vjosë ka rritur në nivelin më të lartë duke vërshuar në disa hektarë toka bujqësore . Aksi Ura e Lekëlit – Dragot për shkak të rëshkitjeve ka patur problematikë në qarkullimin rrugor . Në Memaliaj përvec pushtetit të ujit në zonën e fshatit Qesarat I cili ka përmbytur disa toka bujqësore , problematikë është mungesa e energjisë elektrike . Sipas të dhënave nga bashkia e Memaliajt në njësinë administrative Buz janë 10 fshatra pa energji elektrike , pa energji është njëherazi edhe fshati Luftinjë e disa fshatra të njësisë administrative Qesarat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




