Himarë, banorët e fshatit Shën Vasili përballen me probleme

Sociale | 6 vite më parë

Prej vitesh banorët që jetojnë në fshatin Shën Vasili në bashkinë e Himarës po përballen me disa probleme. Furnizimi i pamjaftueshëm me ujë të pijshëm , shkëputjet e herëpashershme të energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të shtyllave me kalimin e viteve por edhe mospajisja me certifikatë pronësie për tokat bujqësore që ata kanë, janë problemet kryesorë që shqetësojnë banorët në jetën e përditshme. Ata thonë se këta probleme egzistojnë prej dekadash dhe se nuk po merren masa që të zgjidhen.

“Me ujin kemi shumë problem , vetëm gjysëm ore ujë në ditë n’a vjen nëpër shtëpi, madje dhe kur vjen, s’vjen i plotë. Marrim vetëm ajrin, paguajmë ajër se ujë nuk vjen. Është shumë e vështirë jeta pa ujë. Problemi i ujit është i pari, i dyti është problemi i dritave. Shtyllat janë që në kohën e monizmit. Shtyllat dhe kabujt janë dëmtuar nga kalimi i viteve”, shprehet Kico Vlashi, kryeplak i fshatit.

“Problem tjetër madhor për ne, është problemi i tokave. Nuk kemi çertifikata të tokës. Të gjithë banorët duan çertifikatat e tokave. Ne kemi akt pronësinë e tokës por nuk na kanë dhënë çertifikatat. Ky problem është shumë i madh për fshatarët sepse vijnë banorë të fshatrave të tjerë e n’a vjelin ullinjtë dhe n’a thonë se nuk janë ullinjtë tanë”, shprehet një banor i fshatit.

 

Fshati Shën Vasil në rrethin e Himarës është edhe një fshat turistik. Megjithë investimet që vitet e fundit janë bërë në infrastrukturën e kësaj zone, banorët kërkojnë më shumë vëmendje për përmirësimin e jetesës së tyre . 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme