Përmet, “Dixhitalizo një nxënës” nisma e re në mbështetje të mësimit online
Sociale | 6 vite më parë

Nisma “Dixhitalizo një nxënës” është ideja më e re, e mbështetur nga bashkia e Përmetit , e cila synon që përmes solidaritetit të ndihmojë nxënësit për të pasur mjetet e duhura për të ndjekur mësimin në platformat dixhitale.
Në këtë periudhë të vështirë pandemie, kur mësimi në shkolla zhvillohet i alternuar edhe online, Parlamenti Rinor ka filluar një ide interesante për t’u ardhur në ndihmë të gjithë nxënësve.
Kryetarja e bashkisë, Alma Hoxha, duke ofruar ndihmën e bashkisë për mbështetjen e kësaj nisme të ideuar nga Parlamenti Rinor, tha se në buxhetin e vitit 2021 është planifikuar blerja e disa pajisjeve dixhitale, të cilat do t’u vijë në ndihmë për mësimin online nxënësve në nevojë.
Bashkia e Përmetit fton këdo që ka mundësi t’i bashkohet nismës, që të bëhet pjesë e një akti solidariteti në këto kohë të vështira edhe për fëmijët, të cilët u duhet ta zhvillojnë mësimin online për shkak të pandemisë./Atsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




