Hoxha: Investimet përgjatë këtij viti në qytetin e Përmetit

Sociale | 6 vite më parë

Rjetëzimi i zonave rurale ,ndërtimi i ujësjellësave dhe zhvillimi i sektorit të bujqësisë do të jenë projektet që do të vijojnë përgjatë këtij viti në bashkinë Përmet .Alma Hoxha kryetarja e kësaj bashkie tregon se këto projekte  kanë nisur  gjatë 2020 .

“Gjatë këtij viti puna jonë është fokusuar në disa drejtime . Kryesishtë jemi përqëndruar te ujësjellësat.Sapo kemi filluar një projekt i cili është investim i Ministrisë së Infrasktrukturës dhe Energjisë , një projekt ku do të përfshihen 8 fshatra .Sapo kemi filluar lotin e 1.Gjithashtu në fokus të punës tonë ka qënë edhe rehabilitimi i të gjithë kanaleve vaditës.Kemi pasur investime nga Ministria e bujqesisë përsa i përket kanalit vaditës në njësinë administrative të Çarçoves , jemi në procës për kanalin vaditës të Piskovës .Këto investime do t’ju vinë në ndihmë fermerëve “.

Sipas Hoxhës qyteti i Përmetit fal edhe investimeve është në listën e qyteteve turistike , cka edhe projektet për këtë vit përkojnë me turizmin .

“Edhe për 2021 fokusi ynë do të jenë zonat rurale por edhe qyteti . Presim që të filloj rehabilitimi i lagjes historike të qytetit,i cili është i lidhur edhe me pjesën moderne ,ku do të kemi rehabilitim të segmenteve rrugore. Një tjetër ivestim i madh do të jetë për rehabilitimin e rruges Përmet –Çarçov, dhe rehabilitimi i banjave të Bënjës .

Falë zonave monument kulture por njëherazi edhe pikave turistike si banjat  e Bënjës dhe bredhi I Hotovës ,Përmeti mbetet destinacion i rëndësishëm turistik .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme