Investimet në rrugët rurale në Tepelenë .

Zhvillimi I turizmit në vitet e fundit në qytetin e Tepelenës dhe rritja ndjeshëm e këtij sektori edhe në zonat rurale mbeten një shtysë për investimet në këtë drejtim .Kreu I bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi bën me dije projektet e rëndësishme për vitin 2021 , ku janë të përfshira disa akse rurale por njëherazi janë nyje lidhëse me qytetet e tjera cka I jep akses zhvillimit të turizmit e ekonomik të zonave.
Pas ndërtimit të bypass-it jugor aksi Tepelenë – Sinanaj – Vlorë është një tjetër pikë e rëndësishme rrugore nyje lidhëse me bregdetin . Janë disa rrugë rurale si ajo Ura e Ali Pashës – Dragot , ndërtimi I rrugës të fshatit Kodër , rehabilitimi I aksit rurale Bëcisht , aksi Mezhgoran – Lekël etj . Nga ana tjetër bëhet fjalë edhe për ndërtimin e tre ujësjellësave për fshatrat Peshtan , Nivicë dhe Mamaj .
Në qytetin e Tepelenës janë parashikuar ndërhyrjet në lagjet e sipërme ku janë projektuar ndërtimet e sheshpushimeve dhe rehabilitimi I pallateve të vjetra.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




