Montohet ura tip Bejli në njësinë administrative Qelëz në Pukë

Sociale | 6 vite më parë

Përroi i Rrvishtit në fshatin Midhë të njësisë administrative Qelëz nuk do të jetë më kërcënim për banorët e zonës.
 
Sipas marrëveshjes të bashkisë Pukë me Ministrinë e Mbrojtjes, reparti i Xhenios po punon prej ditës së djeshme për montimin e urës tip Bejli, e cila garanton qarkullimin e lirë të mjeteve.
 
Ura e Rrvishtit është një shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer në mesin e banorëve të zonës, të cilët kontribuan afro 20% të vlerës të këtij objekti dhe bashkisë Pukë, e cila mbuloi kostot e tjera përfshirë dhe kostot e montimit sipas marrëveshjes me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila ofroj dhe bazën materiale për trasenë.
 
Kryebashkiaku Gjonaj teksa u rikthye sot në fshatin Midhë falenderoi dhe një herë banorët që aq sa kishin mundësi kontribuan, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe punonjësit e njësisë Qelëz që edhe pse në kushte të vështira atmosferike po punojnë intensivisht për përmbylljen me suksese të këtij objekti.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme