Delvinë, drejt përfundimit punimet për ujësjellësin e ri

Ndërtimi i ujësjellësit të ri në bashkinë e Delvinës është drejt përfundimit. Deri tani kanë përfunduar rreth 80% e punimeve sipas drejtorit të ndërmarjes së ujësjellës-kanalizimeve Vasil Marga dhe në fund të muajit shkurt 2021, pritet që ky projet të përfundojë.
Kjo fazë e projektit përfshin 70% të punimeve. Për pjesën tjetër të ngelur, shoqëria a ujësjellës-kanalizimeve ka hartuar një projekt që i gjithë qyteti, të ketë ujë 24 orë duke përfshirë edhe lagjet periferike.
“Ujësjellësi i ri i qytetit të Delvinës, i përfshirë në rikonstruksionin e të gjithë rrjetit të brendshëm, është në fazë përfunduese. Janë kryer mbi 80% e punimeve kryesorë e tani po punohet në burimin e Vrizit, pasi specifika e tij n’a ka detyruar të rishikojmë projektin dhe punimet dhe të bëhet një shtyrje e afatit të grafikut të punimeve duke llogaritur që në fund të muajit shkurt, të përfundojë gjithë projekti i rehabilitimit të rrjetit të brendshëm të qytetit dhe qyteti të ketë ujë të pijshëm 24 orë. Duke qenë se ky projekt ka vlerën 1.8 milion euro pa tvsh, nuk përfshinte të gjithë zonën e Delvinës, përfshinte vetëm 70% të saj, nga shoqëria e ujësjellës-kanalizimeve, është hartuar projekti për pjesën shtesë dhe shpresojmë që shumë shpejt, të financohet nga agjensia kombëtare e ujësjellës kanalizimeve që i gjithë qyteti të ketë ujë 24 orë duke përfshirë edhe lagjet periferike” shprehet drejtori i ndërmarjes së ujësjellës-kanalizimeve Vasil Marga.
Për vitin 2020 është bërë edhe projekti për ndërtimin e rrjetit të jashtëm të furnizimit dhe rrjetit të brendshëm të shpërndarjes së ujit të pijshëm për fshatin Vanë të bashkisë Delvinë me rreth 300 banorë, i cili ka 30 vite që nuk po furnizohet fare me ujë të pijshëm.Për këtë arsye gjatë këtij viti janë çelur fondet nga Agjencia Kombëtare e ujësjellës kanalizimeve dhe infrastrukturës së mbetjeve me vlerën 75 milion lekë për t’u ndërtuar brenda vitit 2021. Projekti i ujësjellës kanalizimeve ka vleren 1.8 milion euro pa tvsh dhe është një projekt i bankës gjermane KFV në bashkëpunim me qeverinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




