Bakllavaja, “mbretëresha “ e ëmbëlsirave edhe këtë fundvit

Edhe pse një vit i vështirë, për shkak të pandemisë covid-19 , sërish qytetarët nuk ngurojnë të kenë në tryezë ëmbëlsirat tradicionale me rastin e festës së ndërrimit të viteve . Në një prej pastiçerive të njohura të qytetit, në këto ditë të fundit të vitit, vemendja është fokusuar në gatimin tradicional të bakllavasë, e cila është ajo, që spikat për Vitin e Ri . Albana Guçe pastiçiere ,shprehet se nuk mungojnë edhe ëmbëlsirat e tjera , të cilat vijnë në forma e produkte të ndryshme .
“Krahasuar me një vit më pare, këkresat kanë qënë në nivel mesatar.Megjithatë nuk mund të them, që familjet ja kanë kursyer vetes një ëmbëlsirë .Secili sipas mundësisë, po bakllavaja mbetet ajo më e shitura . Me tepër janë emigrantët që e marrin këtë ëmbëlsirë, ndërsa më pak amvisat gjirokastrite, që e preferojnë ta gatuajnë vetë”, thotë Guçe
Bakllavaja dhe ëmbëlsirat tradicionale, nga ana tjetër nuk mungojnë në tryezën për festën e fundvitit, ku amvisat zgjedhin ta bëjnë vetë këtë të fundit, e cila vjen e gatuar në mënyra të ndryshme, sipas zonave në qarkun e Gjirokastrës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




