Pas pensionistëve, qeveria miraton shpërblim për mjekët dhe punonjësit e policisë

Pas pensionistëve të cilëve iu akordua një shumë prej 50 mijë lekësh të vjetra , qeveria ka miratuar një shpërblim për festat e fundvitit edhe për mjekët dhe efektivët e policisë. Ky vendim i ri vjen edhe për shkak se bluzat e bardha dhe uniformat blu kanë qenë përgjatë gjithë vitit në ballë të luftës kundër Covid-19. Mjekët me pacientët në spitale, ndërsa policët me qytetarët në rrugën gjatë vendosjes së masave shtrënguese.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




