Carsley i lëshon vendin Tuchelit: Anglia ka një organikë të pasur,

Angli | 2 vite më parë

Lee Carsley drejtoi Anglinë për herë të fundit në fitoren 5-0 kundër Irlandës, që i lejon “Tre Luanët” të kthehen në Ligën A të Ligës së Kombeve dhe Thomas Tuchel të marrë drejtimin me qetësi të madhe.

“Ishte e rëndësishme që ne arritëm të ngjiteshim në Ligën A. Ky ishte qëllimi; bonusi ishte numri i madh i lojtarëve që debutuan në ekip. Kjo do t’i japë Thomas Tuchel një skuadër më të madhe me më shumë mundësi për të zgjedhur. Sfida për lojtarët tani është të qëndrojnë atje”, ka thënë ish-trajneri i përkohshëm i Anglisë, duke komentuar kohën e shkurtër në të cilën drejtoi skuadrën.

Këshilla për t’i dhënë Tuchelit: “Për një trajner të nivelit të tij, nuk mendoj se duhet të them gjë, të jem i sinqertë. Është e rëndësishme që jo vetëm unë, por edhe pjesa tjetër e stafit të jemi këtu për ta mbështetur në çdo mënyrë për të fituar Kupën e Botës”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme