FIFA ndryshon statutin dhe i hap rrugë transferimit nga Zyrihu

Sporte të tjera | 2 vite më parë

FIFA po i jep fund qëndrimit në Zvicër. Sot në Bangkok, gjatë asamblesë së zakonshme, delegatët kanë votuar ndryshime në statut duke i hapur kështu rrugë transferimit të zyrave qëndrore të FIFA-s nga Zyrihu i Zvicrës. 

Delegatët kanë votuar në masë (202-4) në favor të ndryshimeve në statut ku kanë futur edhe një klauzolë, e cila ka lënë Zyrihun si qendrën e zyrtare të FIFA-s deri në momentin kur anëtarët të votojnë për një tjetër qendër.

FIFA ka qenë gjithmonë e kënaqur me zyrat e saj në Zvicër, por shumë shpejt mendohet se mund të transferohet në Paris ose Majemi.

Sipas “Bloomberg” një vit më parë FIFA ka blerë plot 60.000 metra katrorë hapësira për zyra në qytetin më të madh të Floridës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme