Gjermania ndahet nga Adidas pas 70 vitesh bashkëpunim

Federata Gjermane e Futbollit ka bërë me dije se duke nisur nga 2027-ta, Adidas nuk do të jetë sponsor teknik i Gjermanisë. Me këtë vendim DFB i jep fund bashkëpunimit me shtëpinë prodhuese të artikujve sportivë nga Hercogenaurash pas më shumë se 70 vitesh bashkëpunim.
Po sot Federata Gjermane ka njoftuar se pasueja e markës gjermane të veshjeve sportive do të jetë pikërisht rivalja e saj më e madhe, Nike. Sipas akordit kompania amerikane do të jetë sponsor teknik i Gjermanisë për plot shtatë vite pra bashkëpunimi më DFB-në do të jetë deri në 2034-ën.
Me Adidas-in si sponsor teknik Gjermania ka festuar katër triumfe në Kupën e Botës dhe tre të tillë në Kupën e Europës. Eventi ku Gjermania ndan rrugët me Adidas do të jetë pikërisht Kupa e Botës, e cila do të mbahet në 2026-ën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Në prillin e 2019-ës Federata Gjemrane e Futbollit vendosi që të zgjaste kontratën, e cila skadonte në 2022, me Adidas edhe për katër vite të tjerë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




