Ndodh në Gjermani, gjyqtarët do u shpjegojnë spektatorëve vendimet

Gjermani | 2 vite më parë

Mund të jetë një nga ato momente që në një farë mënyre mund të shënojë historinë më të re të futbollit gjerman. Siç raportojnë të gjitha mediat në Gjermani, së shpejti arbitrat do t’u shpjegojnë shikuesve në stadium vendimet e VAR-it, nëpërmjet njoftimeve.

Faza e parë e testimit do të fillojë së shpejti, me projektin që fillimisht do të testohet në 9 stadiume të Bundesligës dhe Bundesligës së Dytë.

Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern, i cili është gjithashtu pjesë e Komisionit të Ligës Gjermane të Futbollit, tha: “Ne duam ta bëjmë sistemin VAR më të mirë dhe më transparent”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme