Dortmundi, Terziç “harron” Champions-in: Synojmë vendin e katërt

Edhe nëse, siç është normale, një pjesë e madhe e vëmendjes së universit të lidhur me Borussia Dortmundin drejtohet drejt finales së Champions League kundër Real Madridit, Edin Terziç, trajneri i verdhezinjve nuk është aty.
Ndeshja e Ëembley është ende tre javë larg dhe përpara kësaj date BVB do të duhet të përballet me dy ndeshje të Bundesligës të dobishme për përmirësimin e pozicionit të tyre në renditje. Nis me ndeshjen e nesërme ndaj Mainz.
“Ne ende mund të arrijmë vendin e katërt – shpjegon trajneri në konferencën e sotme për shtyp – dhe për ta bërë këtë ne duhet të marrim dy fitore. Për më tepër, mbijetesa është në lojë për rivalët tanë dhe ne duam t’u tregojmë atyre dhe konkurrencës respektin më të madh. Duhet të bëjmë punën tonë, të lëmë mënjanë mendimin e Champions League dhe t’u japim të gjithë lojtarëve në dispozicion një shans për të treguar veten”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




