Van Dijk në Dubai, stërvitje dhe takim me Nurmagomedov

Gosip | 6 vite më parë

Edhe nëse emri juaj është Virgil van Dijk, gati dy metra i gjatë, 100 kg dhe jeni një nga mbrojtësit më të mirë në botë, mund të përjetoni pak dridhje kur të gjendeni para Khabib Nurmagomedov, kampion i pamposhtur i MMA në kategorinë e peshave të lehta. Takimi mes të dyve u zhvillua – jashtë ringut, pa shkaktuar problem në NAS Sports Complex në Dubai, ekuivalenti me Four Season për sa i përket mjediseve sportive.

Në profilin e ish-mundësit në Instagram, një foto dëshmon momentin. “Ishte kënaqësi të të takoja, Virgil – shkruan 32-vjeçari rus – uroj që të shërohesh shpejt, e di se çfarë do të thotë të lëndohesh, duhet të jesh i durueshëm”. Van Dijk u dëmtua gjatë derbit me Everton: për të sezoni ka mbaruar. Duket se Nurmagomedov e shfrytëzoi rastin për të takuar një nga idhujt e tij të futbollit, pasi më parë kishte rrëfyer se ishte tifoz i Liverpool por edhe i Real Madrid.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme