Kategoria e Parë: Lushnja-Flamurtari dhe Burreli-Vora në RTSH

Do të luhen në fundjavë ndeshjet e javës së 21-të të Kategorisë së Parë. Ndeshjet e kësaj jave do të luhen të shtunën dhe të dielën, të gjitha në orën 13:30.
Besa do të përballet në “Arenën e Demave” me Kukësin, ndërsa Apolonia do të luajë në transfertë kundër Erzenit. Kastrioti-Valbona dhe Pogradeci-Korabi janë dy takimet e tjera të ditës së shtunë.
Të dielën do të luhet sfida Lushnja-Flamurtari, që do të transmetohet në RTSH Sport, ndërsa kryesuesit e Vorës do të luajnë në transfertë përballë Burrelit, takim që do të transmetohet në RTSH 2.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




