MotoGP: Ducati dhe Yamaha zbulojnë ditën e prezantimit

Pritja po mbaron dhe shumë ekipe të MotoGP po organizojnë prezantimin e motorrëve për kampionatin botëror. Të parët që njoftuan datat ku do të bëhen prezantimet ishin Ducati dhe Yamaha.
Janë Jack Miller dhe Francesco Bagnaia, që do të ngjiten në skenë më 9 shkurt. Të dy pilotët, të cilët kaluan në bllok nga Pramac te skuadra Factory Ducati, do të shfaqen me ngjyrat e kuqe dhe do të “rrëmbejnë” trashëgiminë e Andrea Dovizioso dhe Danilo Petrucci. Një javë më vonë, saktësisht në 15 shkurt, do të jetë radha e Yamaha. Maverick Viñales do të hapë dyert e Iwata për Fabio Quartararo në ekipin e Monster Energy.
Prodhuesi japonez, gjithashtu do të zhvillojë një formacion të nivelit të lartë me Petronas ku Valentino Rossi do të bashkohet me mikun dhe nxënësin e tij, Franco Morbidelli, fitues i tre Grand Prix në 2020 dhe nënkampion i botës. Të dyja ngjarjet do të zhvillohen në modalitetin virtual, me orarin që akoma nuk është vendosur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




