MotoGp, Vinales: Jam më i fortë se kurrë, Yamaha ka potencial

“Ndihem më i fortë se kurrë dhe mezi pres të filloj nga e para. Ende kam besim 100% në aftësitë e mia dhe jam gjithmonë i motivuar. ”Maverick Viñales, pas një viti zhgënjyes në MotoGP, është gati të hidhet përsëri në sulm.
Piloti spanjoll i Yamaha, i etiketuar në fillim të sezonit si një nga favoritët për titullin, në vend të kësaj përfundoi kampionatin botëror në pozicionin e gjashtë, duke shënuar vetëm një fitore dhe dy podiume. Pas Valencia dhe Portimao, kur ai nuk e kishte fshehur zhgënjimin e tij, Viñales duket gati për një betejë tjetër:
“Pushimi po më bën mirë. Isha në shtëpi duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë duhet të përmirësojmë “, fjalët e numrit 12 të Yamaha në faqen spanjolle Europa Press. “Unë duhej të hiqja qafe mendimet e këqija dhe të mendoja se si të punoja në perspektivë: tani gjëja më e rëndësishme është t’i japim udhëzime ekipit për t’u përmirësuar në funksion të 2021”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




