Tiranë – Korçë për serbin Djuriç

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Turi i 81-të i Shqipërisë në çiklizëm ka startuar të hënën në mesditë nga Tirana për të shkuar në kryeqendrën e juglindjes së vendit në Korçë. 165 kilometra të përshkruara nga çiklistët e 12 ekipeve, ndërsa e gjithë etapa e parë është mbikqyrur nga policia e shtetit. Sidomos forcat e rendit dhe ato të Qarkullimit Rrugor, të cilët një ditë më parë kishin bërë thirrje për të gjithë automjetet që të shmangnin kalimin në rrugë në kohën kur do të kalonin çiklistët.

Nga Tirana në Tunelin e Elbasanit. Mandej në segmentin Elbasan – Librazhd – Qukës – Prrenjas. E këtu nisin dhe ndarjet më të mëdha, sepse në maloret e Qafë-Thanës fillojnë të duken ato që duan të jenë fitues të kësaj etape. Më pas ngjitja e fundit në Qafën e Plloçës e finishi në Korçë, atje ku pas 4h03’56’ i pari ka hyrë serbi Djuriç. Në vendin e dytë bullgari Paleshev, që përfaqësonte Hermus të Austrisë dhe në vendin e tretë austriaku Stenderford. Në përfundim të etapës së parë janë dhënë dhe çmimet për fituesit e saj, kurse fanella e verdhë ka shkuar për Djuriç.

Etapa e dytë do të jetë Korçë – Elbasan, e cila niset në ora 12:00 për të mbërritur rreth orës 17:00, kurse i gjithë Turi i 81-të i Shqipërisë përfundon më 24 maj në Fier.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme