Paris 2024, mësohen grupet e turneut olimpik të futbollit për

Është hedhur shorti i fazës së grupeve për turneun olimpik të futbollit të Olimpiadës Paris 2024. Skuadrat e kualifikuara në turneun e futbollit për meshkuj kanë mësuar kundërshtarët e fazës së grupeve.
Vendasit e Francës do të jenë në Grupin A së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fituesin e playoff-it ndërkontinental (Konfederata Aziatike 4-Guinea) dhe Zelandën e Re.
Grupi B përbëhet nga Argjentina, Maroku, Ukraina dhe një skuadër që do të kualifikohet nga Konfederata Aziatike. Në grupin C janë Spanja, Egjipti, Republika Domenikane dhe një tjetër skuadrës e Konfederatës Aziatike (AFC). Ndërsa në Grupin D bëjnë pjesë Paraguaji, Mali, Izraeli dhe skuadra e tretë e AFC.
Këto janë grupet për turneun olimpik të futbollit për meshkuj që do të zhvillohet nga data 24 korrik deri më 9 gusht dhe do të transmetohet në Radio Televizionin Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




