Mike Tyson nuk i ndahet palestrës

Edhe pse dueli ndaj Roy Jones Jr u shty për më 28 nëntor, boksieri amerikan Mike Tyson nuk heq dorë nga palestra. Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, 54-vjeçari duket në formë të shkëlqyer, teksa është duke u stërvitur në palestër.
Mike Tyson, ish-kampion bote në peshën e rëndë (50 fitore e 6 humbje në karrierë), do të rikthehet në ring këtë vit, 15 vite pas sfidës së fundit (2005). Madje ai shprehet se është më në formë se kurrë edhe se atëherë kur u tërhoq nga sporti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




