Historike për Kosovën, ngjitet në Ligën B

Arritje historike. Një fitore 3-1 dhe… Kosova e sheh veten në Ligën B të Ligës së Kombeve. “Dardanët”, pas fitores 2-1 në “Fadil Vokrri” të enjten përballë Islandës, arritën të triumfojnë dhe në ndeshjen e kthimit play off të zhvilluar në Murcia të Spanjës. Me fitoren e përgjithshme 5-2 kalon nga Liga C në Ligën B.
Padyshim që heroi i mbrëmjes së sotme për “Dardanët” është Vedat Muriqi që firmosi të tre golat e suksesit 3-1. Islandezët kaluan të parët në avantazh me anë të Oskarsson që në minutën e 22-të, por sulmuesi i Mallorca-s përmbysi gjithçka në pjesën e parë(35’ dhe 45’+3).
Në pjesën e dytë Islanda mbeti me 10 lojtarë, Gunnarsson u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 66-tëm ndërsa Muriqi shënoi dhe të tretin në minutën e 79-të për rezultatin përfundimtarë 3-1.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



