Stina e pranverës dhe turizmi malor në Përmet, vendosen tabela orientuese në disa zona
Stina e pranverës konsiderohet si periudha më e përshtatshme për të zhvilluar udhëtime në natyrë.
Përmeti me peizazhet e tij të mrekullueshme natyrore ofron mundësi të shumta për turizmin malor.
Disa nga destinacionet më të preferuara janë mali i Dhëmbelit, Nemëçka, Postenani dhe Banjat e Bënjës.
“Kanë filluar përgatitjet, tashmë Përmeti ka një turizëm 12 mujor. Turizmi maksimal vjen në muajin mars. Përgatitjet kanë filluar që në muajin janar. Kemi përmirësuar kushtet duke shtuar ose pajisje të nevojshme për turizmin në të gjithë Përmetin dhe Këlcyrën”, tha operatori i turizmit, Julian Elezi.
Për tu ardhur në ndihme vendasve dhe vizitorëve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka mundësuar vendosjen e tabelave orientuese.
“Fondi Shqiptar i Zhvillimit po vendos tabela orientuese për Kanionin dhe për të gjithë zonën”, theksoi ai.
Ndërkaq operatorët e turizmit këshillojnë shoqërimi e vizitorëve me guida të kualifikuara ose banorë të zonës, të cilët e njohin mirë terrenin dhe mund të sigurojnë një udhëtim të sigurt dhe të këndshëm.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




