SHBA ndërmjetëson marrëveshjen, lëvizje e lirë në Detin e Zi, ndalen sulmet ndaj objekteve energjetike

Botë | 2 vite më parë

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmjetësuar marrëveshje të ndara me Ukrainën dhe Rusinë për të garantuar lëvizjen e lirë në Detin e Zi dhe për të ndalur sulmet ndaj objekteve të energjisë. Ky hap shihet si një përparim drejt një armëpushimi më të gjerë dhe bisedimeve të paqes.

Moska, megjithatë, ka shprehur mosbesim ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Rusia do ta respektojë marrëveshjen vetëm nëse Uashingtoni i ofron garanci të qarta duke “urdhëruar” Kievin ta zbatojë atë.

Nga ana tjetër, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ka konfirmuar dakordësinë e Kievit dhe ka ftuar shtetet e treta të mbështesin zbatimin. Ai ka paralajmëruar se çdo lëvizje e anijeve ruse përtej zonës lindore të Detit të Zi do të konsiderohet shkelje dhe se Ukraina do të rezervojë të drejtën për vetëmbrojtje.

Që nga nisja e luftës në 2022, Rusia ka goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës, ndërsa Kievi ka sulmuar objektet ruse të naftës.

Negociatat janë zhvilluar në Arabinë Saudite, me takime mbi 12 orë. SHBA ka lëshuar deklarata të ndara për media, duke konfirmuar arritjen e marrëveshjeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme