11 Maji-Rama: PD, e përgatitur për opozitë. Ne iu japim pasaportën e BE-së

Gjatë prezantimit të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama foli para të rinjve dhe të rejat e Elbasanit duke theksuar se Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha është e përgatitur për të qëndruar në opozitë, ndërsa Partia Socialiste sipas tij, do t’u ofrojë shqiptarëve pasaportën e BE-së.
Rama vuri në dukje se Partia Socialiste ka përgatitur një skuadër për të qeverisur sot por edhe pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa tha se Berisha ka hequr nga listat njerëz me potencial.
“…ne kemi bërë një listë dhe kemi përgatitur një skuadre për të qeverisur sot dhe për të siguruar që Shqipëria edhe pas hyrjes në Bashkimin Europian është në duart e sigurta të një force politike që në përpjekjen e vet për të ndryshuar Shqipërinë ka në ADN-në e vet ndryshimin e vetvetes. Ndërkohë që ata bufi, është përgatitur për opozitë. Dash Sula nuk është hequr për 11 majin, është hequr për 12 majin.
Edhe si Dash Sula edhe ai kryetari demokrat i Kavajës është heq për 12 majin. Edhe shumë të tjerë njerëz që nesër mund të ishin potencialisht rrezik. Se kur bufi të dali të thotë me 12 maji, “na i vodhën” “çohuni” “revolucion” “të largojmë mafien Rama ik” zor se gjeli i detit do ti shkonte mbrapa bufit të kënetës dhe gjithë bretkosave që janë mbledh aty për të bërë këtë budallëk dhe 4 vjet të tjera. Edhe bufi i mori dhe i kullufiti një e nga një. Po Dashi i shpëtoi sa e kishte këtu në gurmaz duke e gëlltit, fluturoi gjeli edhe është i lirë nëpër fushat e Peqinit”, u shpreh Rama.
Rama vuri në dukje se me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, shqiptarët do të kenë mundësi për të lëvizur dhe punuar lirisht në vendet e Unionit.
“Ajo pasaporta evropiane e Shqipërisë, pasaporta ku do shkruhet pasaporta e Shqipërisë –BE, do të thotë jo vetëm liri për të lëvizur, por do të thotë dhe liri për të vendosur njësoj si të gjithë evropianët e tjerë kudo qoftë brenda perimetrit të BE për të vajtur e për t’u kthyer dhe mbi të gjitha për të hequr përfundimisht pas shekujsh nga supet, atë hijen e diskriminimit, hijen e poshtërimit, hijen e një lloj përçmimi me të cilin na kanë parë gjithmonë, gjithmonë dhe nëse ka një kategori që duhet të vrapojë në 11 maj, në pikë të mëngjesit të vrapojë që të hedhë votën…”. tha më tej Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



