“Flasim”, Rama me të rinjtë e FRPD: PS është një parti e hapur për këdo

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” kishte të ftuar 3 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë.

Gjatë bisedës të rinjtë treguan pse vendosën të bashkohen me PS.

“Kam kohë që jam shkëputur nga PD për shkak të lidershipit të saj. Erdhën me premtime të tjera e vijojnë duke mos respektuar premtimet që kanë bërë. Qëndruam për një PD më të mirë, por nuk e pamë e u tërhoqëm. Ne jemi për të shkuar në Europë dhe në politikë kanë mbetur figura që nuk mbaj mend” tregoi e reja.

Rama deklaroi se puna e tradhtarëve e të shiturve është histori banale në vendin tonë, referuar largimit të tyre nga FRPD-ja.

“Kjo puna e tradhtarëve, të shiturve, të blerëve është një histori shumë banale në vendin tonë.Dhe me thënë të drejtën është karakteristikë e partisë suaj kjo. Unë besoj se është karakteristikë e partisë suaj për shkak të mendësisë së partisë së madhe të asaj tjetrës, që vazhdon tek partia juaj, nëpërmjet e dini ju se kujt sepse nuk dua t’iu fus nëpër situata provokative që ‘o qëndrestar dhe hero kur je me mua, o tradhtar dhe i shitur kur më del përballë”, është banale, por s’keni çfarë bëni do ta hiqni”, tha Rama.

NË përfundim Rama nënvizoi dhe një herë nevojën për një parti të hapur për këdo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme