Rrëfimi i Pol Gaskonj: Kam gërhitur kokainë nga ndenjëset e tualeteve, tani jap shfaqe se kam mbetur pa para!

Në njërin prej kapanoneve të “Lostock Hall Conservative Club” legjenda e futbollit britanik, Pol Gaskonj pranon se falë jetës së shthurur që ka bërë tashmë nuk i ka mbetur asgjë.
“Kur isha i vogël nuk kisha para, ashtu siç nuk kam edhe tani. Jo më kot mbaj këto shfaqje”. Rrëfimi është i Pol Gaskonj, i cili përballë një publiku që kishte paguar për të qenë në sallë, pranon vështirësinë në të cilën ndodhet.
Ai la shtëpinë e tij në Burnemuth dhe udhëtoi gati 300 kilometra deri në Preston ku mbajti edhe shfaqjen e parë, e cila ishte një rrëfim rreth jetës së tij.
“Kam gërhitur kokainë në ndenjëset e tualeteve, kam ndryshuar skuadra sa klubet e natës në një ditë”, tregon lojtari më i talentuar i Anglisë, i cili arriti që të grumbullonte në natën e parë plot 200 kuriozë, të cilët kishin paguar për të dëgjuar detaje nga jeta e Gaskonj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




