“Shërbimet blu” në Sarandë, impulse dhe hapësira të reja që s’duhen humbur këtë verë
Saranda nuk mund të jetë destinacion turistik i mirëfilltë dhe konkurrent, pa detin. Prandaj, turizmi i kroçerave dhe jahteve dhe ofrimi i gjithë shërbimeve të nevojshme për këto mjete lundruese, këtë vit, mbetet sfida e operatorëve turistik.
Mundësitë për t’i dhënë impulse dhe hapësira të reja këtë verë, turizmit të kroçerave dhe jahteve, vlerësohen të mëdha, nga Arben Çipa, një operator turistik i suksesshëm dhe Kryetar i Industrisë së Turizmit në Sarandë.
“Shërbimi blu duhet të funksionojë ashtu sikurse në vende të tjera si Spanjë, Greqi apo Itali. Do të jetë një impenjim i cili si çdo vit do të ketë risitë e veta”, tha Çipa.
Për të ndodhur kjo, Çipa parashtron si kërkesë dhe propozim të operatorëve turistikë detarë, që ministria përkatëse të mundësojë heqjen e taksës së hidrokarbureve, duke zbatuar ligjin ndërkombëtar, ashtu siç ka ndodhur në Malin e Zi.
“Propozojmë dhe kërkojmë prej ministrisë ta shohin këtë çështje, të ulen këmbëkryq bashkë me grupet e interesit për t’i informuar ata rreth asaj çka ata duhet të bëjnë në mënyrë urgjentë. Duhet të ndjekin të njëjtin rregull si Mali i Zi”, sugjeroi ai.
Lidhur me investimin për portin e ri të jahteve në Sarandë, Çipa thotë se ka një ngecje të punimeve, që parakalon mungesë shërbimesh.
“Shërbimi blu” është një pjesë e rëndësishme e industrisë së Turizmit. Në kushtet e sotme, ai po merr përhapje të shpejtë e të gjerë. Ajo është e lidhur me turistë të udhëtimeve me mjetet e tyre lundruese dhe që shpenzojnë, për shërbime të standartit të lartë që u ofrohen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




