Abissnet Superiore në RTSH: Java e 32-të e kampionatit luhet të dielën dhe të hënën

Java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën. Skënderbeu – Dinamo City dhe Partizani – Laçi janë dy sfidat e para të javës, që do të zhvillohen të dielën në orën 17:00, në Korçë dhe në “Arenën e Demave” përkatësisht.
Po të dielën, në mbrëmje, në orën 20:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të përballet me Teutën.
Të hënën janë programuar dy ndeshjet e fundit të javës së 32-të. Në “Adush Muça”, Bylis do të përballet me Egnatian në orën 15:00, ndërsa sfida AF Elbasani – Tirana në “Elbasan Arena” do të luhet në orën 18:00.
Të gjitha ndeshjet e kampionatit Abissnet Superiore do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



