UEFA Nations League për vajza, trajneri Grima publikon listën e lojtareve të grumbulluara

Kombëtarja e vajzave do të luajë dy ndeshjet e radhës në Grupin 4 të Ligës B në UEFA Nations League ndaj Kroacisë.
Takimi i parë është programuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më 4 prill, ndërsa ndeshja e kthimit më 8 prill në “Sport Centre Rudes”. Të dyja sfidat do të luhen në orën 16:00.
Trajneri Armir Grima ka publikuar listën e futbollisteve të grumbulluara, duke ftuar 23 lojtare për këto dy përballje.
Më poshtë lista e plotë:
Portiere: Antigoni Hyska, Viona Rexhepi, Rajmonda Spahiu
Mbrojtëse: Arbenita Curraj, Suzane Vuksani, Leonora Dedgjonaj, Armera Tukaj, Arbiona Bajraktari, Alma Hilaj
Mesfushore: Mesuare Begallo, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Ilarja Zarka, Djellza Istrefaj, Mikaela Metalla
Sulmuese: Kristina Maksuti, Xhesika Ndoj, Florentina Kuqi, Klea Hamonikaj, Fortesa Berisha, Qëndresa Krasniqi, Valentina Troka, Erjona Emërllahu
Grumbullimi i vajzave do të nisë të dielën në Shkodër, aty ku ekipi do të përgatitet për ndeshjen e parë ndaj Kroacisë.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



