“Ëndrra” e Inter Miamit, Messi dhe Ronaldo shokë skuadre në Botërorin e Klubeve

Inter Miami po mendon të realizojë një nga ëndrrat më të mëdha të çdo tifozi futbolli, të paktën të 20 viteve të fundit: një sulm të përbërë nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo!
Mundësia e bujshme për të parë në të njëjtën skuadër dy yjet e futbollit botëror do të krijohej në edicionin e parë të Botërorit të Klubeve të planifikuar në SHBA në mesin e qershorit, në të cilën Al Nassr nuk është në mesin e ekipeve të kualifikuara.
Portugezi është një kampion i jetëgjatësisë, por ai e di se është shumë e vështirë pjesëmarrja në vitin 2029, kur Botërori i Klubeve do të ketë edicionin e dytë dhe ai do të jetë 44 vjeç.
Për këtë arsye, duke përfituar nga skadimi i kontratës me Al Nassr në qershor, Inter Miami mund t’i japë atij mundësinë për të luajtur turneun së bashku me Lionel Messin dhe më pas, ta lërë portugezin të lirë për çdo skuadër që dëshiron, që me shumë mundësi do të jetë Al Nassr, pasi vazhdojnë negociatat për të zgjatur bashkëpunimin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



