Abissnet Superiore në RTSH/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 32-të

Abissnet Superiore | 2 vite më parë

Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 32-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Në portë është gardiani i Partizanit, Pano Qirko. Katërshja e mbrojtses përbëhet nga Vasili Zhongo (Teuta), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Florjan Pergjoni (Tirana) dhe Klevis Shaqe (Skënderbeu).

Në mesfushë janë: Karim Loukili (AF Elbasani), Kristi Qose (AF Elbasani) dhe Regi Lushkja (Egnatia). Në majën e sulmit është lojtari që riktheu Partizanin te fitorja, Blessing Eleke, ndërsa krahët përbëhen nga Saliou Guindo (Egnatia) dhe Saleh Nasr (Skënderbeu).

Trajneri më i mirë i javës është tekniku i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç. Goli më i bukur i javës është përzgjedhur, realizimi i Regi Lushkjas në fitoren 0-2 të Egnatias në transfertë ndaj Bylisit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme