Guradiola humb Haland: Shpresoj ta kemi për Botërorin e Klubeve!

Angli | 2 vite më parë

Konferenca për shtyp e takimit mes Mançester Sitit dhe Lesterit është zgjedhur nga Josep Guardiola për të dhënë detaje nga dëmtimi i Erling Haland.

Sipas spanjollit, sulmuesi norvegjez do të rikthehet në fushat e lojës pas 5-7 javësh. “Kam folur me mjekët dhe më kanë thënë se Haland për të kaluar këtë dëmtim ka nevojë për pesë deri në shtatë javë. Për këtë fakt them se nëse gjithçka shkon mirë mund ta kemi të gatshëm për fundin e sezoni, por unë shpresoj që të jetë gati për Botërorin e Klubeve”, tha tekniku spanjoll.

Haland ka humbur takimet e FA Cup. Siç dihet gjysëmfinalja me Notingam Forest do të luhet në fund të prillit ndërsa finalja e mundshme është në 17 maj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme