Ndërron jetë në moshën 65 vjeçare Val Kilmer, ylli i filmit “Top Gun”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij ikonikë në filma si “Top Gun”, “Batman Forever”, dhe “Tombstone”, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Mercedes Kilmer, përmes një deklarate të lëshuar për New York Times. Shkaku i vdekjes ishte pneumonia, pas një periudhe të gjatë betejash shëndetësore.
Kilmer ishte diagnostikuar me kancer në fyt në vitin 2017 dhe kishte kaluar një trakeotomi që i kishte ndryshuar plotësisht zërin. Pavarësisht sfidave të shëndetit, ai vazhdoi të qëndronte aktiv në industrinë e filmit dhe pati një rikthim të madh në vitin 2022, kur ai përsëriti rolin e tij si Tom “Iceman” Kazansky në Top Gun: Maverick.
Një nga figurat më të dashura të Hollivudit, Kilmer ka lënë një trashëgimi të paharrueshme në kinemanë ndërkombëtare.
Kilmer u shfaq gjithashtu në role të tjera të paharrueshme, duke krijuar një profil të fortë dhe të shumëpërfolur në industrinë e filmit. Kilmer, përfundoi një nga karrierat më interesante dhe më të vlefshme në historinë e Hollivudit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




